Lazio e ka nxjerrë në shitje lojtarin e Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj.
Koha e Hysaj te Lazio mund të jetë më e shkurtë nga sa ishte paraparë, pasi klubi italian kanë vendosur ta shesin atë.
Sipas ‘Corrier dello Sport’ Lazio e ka vendosur ta nxjerrë në treg shqiptarin.
Sipas lajmeve që po qarkullojnë në Itali, thuhet se lojtari ka oferta nga Anglia, Gjermania dhe Spanja.
Hysaj u transferua te Lazio si një lojtar i lirë vitin e kaluar, pasi i skadoi kontrata me Napolin.