Ad image

Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës ndaj Greqisë

Bekim Morina
Bekim Morina 15:39 -05/06/2022

Kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri të zhvillimi i ndeshjes së dytë për Kosovën në Ligën e Kombeve dhe kësaj radhë “Dardanët” e presin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kombëtaren e Greqisë.

Në ndeshjen e parë të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, Kosova shënoi fitore me rezultat 2-0 në udhëtim me golat e Valon Berishës dhe Edon Zhegrovës, kurse sonte do ta ketë një rival më të fortë, por entuziazmi te lojtarët është shumë i lartë para ndeshjes.

Sulmuesi Vedat Muriqi, i cili pritet të luajë startues edhe sonte, para ndeshjes ka deklaruar se i kanë analizuar lojërat e Greqisë dhe se tashmë i kanë të qarta pika e dobëta të tyre.

Edhe në këtë ndeshje, trajneri Alain Giresse pritet të luajë me një skemë ofanzive, ku bashkë me Muriqin, në sulm pritet të luajnë edhe Zhegrova dhe Bytyqi.

Ky është formacioni i mundshëm i Kosovës:

Muric; Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti; Fazliji, Loshaj, Berisha; Zhegrova, Muriqi, Bytyqi;

TAGGED: ,
Shpërndaje