Ad image

Kurti: Moti nuk kemi parë dhe shijuar ndeshje më të bukur

Jeton Sopa
Jeton Sopa 00:05 -10/06/2022

Pas fitores së Kosovës ndaj Irlandës Veriore me rezultat 3:2, kryeministri Albin Kurti është shprehur se është mjaft i gëzuar për këtë rezultat, sipas tij politika duhet ta marrë shembull sportin. Si rrallë herë kryeministri Albin Kurti është pa i lumtur në publik. Kurti iu gëzua shumë fitores së kombëtares së Kosovës ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3-2.Kjo u pa edhe në këtë foto, ku Kurti shihet krah ambasadorit të SHBA-së, Jeffrey Hovenier. Shefi i ekzekutivit ka komentuar paraqitjen e futbollistëve të Republikës së Kosovës duke thënë se ndeshje më të bukur unë moti nuk ka parë.“Ndeshje më të bukur unë moti nuk kam parë, më vjen keq për të gjithë ata shikues që nuk kanë mundur të jenë këtu në stadiumin “Fadil Vokrri”, siç ishim ne. Kjo ndeshje e reflekton zellin e jashtëzakonshëm, të lojtarëve tanë, po ashtu edhe një precizitet të paparë në pasime, një lloj vetëbesimi që duhet ta mbajnë në secilën lojë në vijim. Kur kësaj i shtohet fakti se fitorja e sotme është realizuar pikërisht në 4 vjetorin kur u nda nga jeta legjenda jonë Fadil Vokrri, mund të themi që përveç që nuk kemi pa moti ndeshje më të bukur edhe nuk kemi shijuar moti një fitore kaq të këndshme”, ka thënë Kurti

Shpërndaje