Ekipi nga Suhareka, F.C Ballkani pas triumfit në Superligën e Kosovës në Futboll, është kualifikuar në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, transmeton KosovaNews.
Në llogarinë e tyre në Facebook, janë publikuar emrat e ekipeve më të cilat mund të përballet në xhiron e parë.
Ekipi i F.C Ballkanit mund të ketë për kundërshtar ekipe të cilat kanë marrë pjesë së paku nga një herë në Champios League këto vitet e fundit, si psh Ferencvaros, Ludogoreds Razgrad, Qarabag.
Më poshtë mund t’i gjeni 15 kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit:
1. Malmo FF;
2. Maribor;
3. Qarabag;
4. Ferencvaros;
5. Ludogorets Razgrad;
6. Shamrock Rovers;
7. Zalgiris;
8. Sheriff Tiraspol;
9. HJK Helsinki;
10. Lincoln Red Imps;
11. Bodo/Glimt;
12. Slovan Bratislava;
13. F91 Dudelange;
14. The New Saints
15. CFR Cluj;
Ndeshjet e parapara për këtë xhiro pritet të zhvillohen me 21 Qershor 2022.
