Ad image

Kosova niset drejt Qipros, mungon Vojvoda

Bekim Morina
Bekim Morina 16:11 -01/06/2022

Kombëtarja e Kosovës ka udhëtuar sot drejt Larnaca, aty ku do ta zhvillojë ndeshjen e parë të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” e nisin nesër aventurën e tyre në Ligën e Kombeve, ku me fillim nga ora 18:00 do të përballen me Qipron në rolin e mysafirit.

Po ashtu, është bërë e ditur se mbrojtësi Mërgim Vojvoda nuk ka udhëtuar me skuadrën, për shkak të një lëndimi që e pësoi në stërvitje.

Vojvoda është rikthyer në Itali, ku edhe do ta vazhdojë trajtimin dhe rehabilitimin te klubi i tij, Torino./KP

Shpërndaje