Ad image

Kane flet pas kalimit të Haaland e Nunez në Premier Ligë: Kjo gjë më ndihmon mua

Kosova News
Kosova News 18:55 -14/06/2022

Harry Kane ka thënë se e pret me padurim rritjen e konkurrencës për “Këpucën e Artë” që transferimet e reja, Darwin Nunez dhe Erling Haaland, do të sjellin sezonin e ardhshëm.

Liverpooli dhe Manchester City e filluan herët merkaton këtë verë për të siguruar sulmues të rinj, ku Nunez iu bashkua skuadrës së Jurgen Klopp, ndërsa Haaland asaj të Pep Guardiolas.

Tani, Kane ka reaguar rreth këtyre transferimeve, ku tha se kjo gjë e ndihmon atë si lojtar, pasi që sulmuesit e mirë në Premier Ligë, e ndihmojnë atë të jetë më i fortë.

“Të gjithë presin që sulmuesit më të mirë duan të luajnë në Premier Ligë, dhe me këto dy transferimet e reja, do të jetë rasti”, tha Kane.

“Kjo gjë më ndihmon mua si lojtar, më ndihmon të kem konkurrencë të mirë, më shtyn të përmirësohem dhe, sigurisht, mezi pres sfidën”, shtoi më tej ylli anglez.

Kane pasi kishte një fillim të vështirë në sezonin e kaluar, nuk mundi të arrinte bashkëlojtarin e tij te Tottenham Hotspur, Son Heung-Min dhe Mohamed Salah të Liverpoolit në garën për “Këpucën e Artë”./kp/

Shpërndaje