Ad image

Irlanda e Veriut dhe Qipro ndajnë pikët, lajm i mirë për Kosovën

Kosova News
Kosova News 17:12 -12/06/2022

Luftën për të kapur pozitën e parë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve Kosova do ta ketë vetëm me Greqinë.

Kjo për shkak se dy ekipet tjera, Irlanda e Veriut dhe Qipro duken se nuk janë në nivelin e “Dardanëve” dhe pas katër ndeshje, këto dy skuadra kanë vetëm nga dy pikë, raporton KosovaPress.

Në ballafaqimin e së dielës ndërmjet tyre, Irlanda e Veriut dhe Qipro kanë luajtur baras, me rezultat 2-2 dhe kjo iu shkon për shtati dy skuadrave që e kanë kryesimin e këtij grupi, pra Greqia dhe Kosova.

Momentalisht Greqia është e para me nëntë pikë, e ndjekur nga Kosova me gjashtë pikë, kurse Irlanda e Veriut dhe Qipro pasojnë me nga dy pikë.

Greqia dhe Kosova ballafaqohen sonte nga ora 20:45

Shpërndaje