Ad image

Hysaj nuk ka vend te Lazio, duhet të gjejë skuadër të re

Kosova News
Kosova News 18:59 -07/06/2022

Trajneri Maurizio Sarri e ka vendosur, Elesid Hysaj duhet të largohet nga Lazio nëse dëshiron të luajë në vazhdimësi.

Mbrojtësi shqiptar u transferua te klubi kryeqytetas një sezon më parë me parametra zero por aventura e tij në Formello është drejt fundi.

E konfirmojnë këtë mediat italiane që theksojnë se trajneri toskan që ka punuar me Hysaj në tre skuadra të ndryshme, ka vendosur t’ia besojë vendin e titullarit Lazzarit.

Për Hysajn nuk ka skuadra të interesuara për shërbimet e tij momentalisht dhe do të jetë shumë e vështirë që Lazio të gjejë një blerës që te plotësojë kërkesat e klubit bardhekaltër

Për momentin situata është e paqartë dhe Hysaj duhet të presë për të mësuar të ardhmen por mundësitë që ai të vazhdojë në Romë, janë minimale. /ora/

Shpërndaje