Ad image

Holanda, Senegali, Anglia e ShBA-ja ecin tutje – cilat janë përballjet në raundin tjetër?

Kosova News
Kosova News 23:06 -29/11/2022

Grupi A dhe Grupi B kanë dhënë katër skuadra për 16 të fundit në Kupën e Botës 2022.

Kombëtarja e Holandës dhe ajo e Senegalit kaluan tutje nga grupi A, kurse nga grupi B avancuan Anglia e Amerika, shkruan lajmi.net.

Holanda dhe Anglia kaluan grupin si skuadra lidere, derisa Senegali dhe ShBA shkuan nga pozita e dytë, pas fitoreve në xhiron e fundit.

Sipas rregullit të Botërorit, vendi i parë i grupit A luan me vendin e dytë të grupit B, derisa vendi i dytë i grupit A luan me vendin e parë të grupit B.

Kësisoj, në raundin tjetër, kombëtarja e ShBA do të përballet me Holandën, derisa Anglia do të luajë me Senegalin.

Kujtojmë që tutje kanë kaluar matematikisht edhe Brazili, Franca e Portugalia, por s’i njohin akoma kundërshtarët e tyre

Shpërndaje