Erling Haaland i ka bërë të qartë Manchester Unitedit dhe Interit se dëshiron ta fitoj tripletën me Manchester Cityn.
Qytetarët pasi fituan titullin e tretë radhazi të Premierligës angleze, nesër luajnë finale e FA Cup ndaj Unitedit, ndërsa një javë më vonë do të përballen me Interin në finale e Champions League.
Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland i ka bërë të qartë kundërshtareve të tij si dëshiron ta fitoj tripletën këtë sezon.
“Tripleta do të ishte fantastike, ndonëse e dimë që nuk do të jetë aspak e lehtë. Kemi edhe dy finale, ndaj dy skuadrave mjaft të forta, por ne jemi të vetëdijshëm që mund t’ia dalim dhe do të japim maksimumin.
Unë jam këtu për të shënuar dhe përpiqem gjithmonë të dërgoj topin në rrjetë. Në gjysmëfinalet ndaj Realit nuk pata fat, por shpresoj që të shënoj në dy finalet që na presin dhe të ndihmoj skuadrën të arrijë objektivin”, deklaroi Haaland.