Gjiganti turk Galatasaray nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi.
Ylli i ‘Dardanëve’ tashmë e ka mbyllur huazimin tek Mallorca nga Lazio.
‘Lacialët’ posedojnë kartonin e ish-sulmuesit të Fenerbahçës, por skuadra italiane duket së ka vendosur ta shesë kosovarin gjatë kësaj verë.
Sipas medieve turke, krerët e Galatasaray janë hedhur në sulm për 28 vjeçarin.
Ndërkohë, edhe ish-klubi i tij, Fenerbahçe po provon që ta rikthejë në skuadër Muriqin.
Lazio thuhet se kërkon 11 milionë euro për reprezentuesin e Kosovës./rtk/