Ad image

Di Maria: Për të ardhmen vendos pas pushimeve

Kosova News
Kosova News 11:31 -06/06/2022

Argjentinasi Angel Di Maria pritet që të largohet nga Paris-Saint-Germain shumë shpejtë, por e ardhmja e tij ende nuk dihet se në cilin klub do të jetë.

Ai është lidhur në javët e fundit me një kalim te Juventusi dhe Atletico Madridi, por et lojtari ka deklaruar se do ta vendosë të ardhmen pas pushimeve verore.

“Nuk kam asgjë në kokën time, e thashë një ditë më parë. Koka ime është në kombëtare. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Familja ime duhet të jetë mirë, kam kaluar nëpër klube të mëdha dhe familja ime ka qenë gjithmonë me mua. Unë dua. një vend ku të gjithë janë të lumtur, unë dhe ata. Mendoj për kombëtaren, pastaj pushimet dhe pastaj do të shohim”, tha ai për TyC Sports.

Shpërndaje