Ad image

 “Dardanët” gati për ndeshjen me Greqinë

Bekim Morina
Bekim Morina 16:27 -05/06/2022

Kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri të zhvillimi i ndeshjes së dytë për Kosovën në Ligën e Kombeve dhe kësaj radhë “Dardanët” e presin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kombëtaren e Greqisë.

Në ndeshjen e parë të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, Kosova shënoi fitore me rezultat 2-0 në udhëtim me golat e Valon Berishës dhe Edon Zhegrovës, kurse sonte do ta ketë një rival më të fortë, por entuziazmi te lojtarët është shumë i lartë para ndeshjes.

Grupi i tifozëve “Dardanët” tashmë i kanë bërë të gjitha përgatitjet për t’i dhënë mbështetje maksimale skuadrës gjatë 90 minutave lojë në “Fadil Vokrri” dhe kanë paralajmëruar spaktakël në tribuna.

Rreth pesë orë para ndeshjes, kryetari i tyre, Lul Berisha ka shkruar në “Facebook” një shkrim në mbështetje të Kosovës duke ia bashkangjitur foton e grupit të tifozëve.

“Kosova është nder e vlerë, jo karrierë”, është shkrimi i Berishës.

Shpërndaje