Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo ka theksuar se është “shumë i lumtur” në Old Trafford dhe beson se Manchester United do të rikthehet sezonin e ardhshëm, nën menaxherin e ri Erik Ten Hag.
Cristiano Ronaldo ka luajtur në Champios League për 19 sezone radhazi dhe mban rekordin për numrin e golave të shënuar gjithësej 140, por këtë vit do ta humbasë kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit evropian nëse ai mbetet në Man Utd edhe këtë sezon.
Ronaldo u kthye te United verën e kaluar, 12 vjet pasi u largua nga klubi për Real Madridin dhe shënoi 24 gola në 38 ndeshje për të përfunduar si golashënuesi më i mirë i klubit në të gjitha garat.
Por, ndërsa ishte sezon i mirë për 37-vjeçarin, ishte një sezon për tu harruar për skuadrën, që përfundoi në vendin e gjashtë në Premier League dhe nuk arriti të ngrinte një trofe për sezonin e pestë radhazi.