Ad image

Chelsea konfirmon largimin e katër futbollistëve

Kosova News
Kosova News 17:01 -10/06/2022

Chelsea ka konfirmuar largimin e katër futbollistëve, të cilët më herët kanë regjistruar paraqitje me skuadrën e parë.

Andreas Christensen, Danny Drinkwater, Charly Musonda dhe Jake Clarke-Salter janë futbollistët e largua nga “Blutë”.

Të katër futbollistët e lartpërmendur nga “Stamford Bridge” largohen si lojtar të lirë.

Vlen të theksohet se Christensen pritet që nga sezoni i ardhshëm të jetë pjesë e Barcelonës.

TAGGED: , ,
Shpërndaje