Ad image

Chelsea i interesuar për sulmuesin e Manchester City-it

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 16:20 -09/06/2022

Chelsea është duke shqyrtuar një ofertë për sulmuesin e Manchester City, Raheem Sterling, sipas The Daily Telegraph.

Klubet kryesore evropiane besojnë se Sterling është gati të largohet nga City këtë verë, reprezentuesit anglez i ka mbetur vetëm një vit në kontratën e tij me Cityn. Chelsea është klubi anglez që ka shfaqur interesimin më të madh deri më tani, ndërsa edhe Real Madrid po e monitoron situatën e 27-vjeçarit.

Por sipas The Daily Telegraph, Sterling nuk është opsioni i vetëm në shqyrtim për Chelsean, Ousmane Dembele, Christopher Nkunku dhe Robert Leëandowski janë objektivat e tjerë të ekipit londinez.

Shpërndaje