Boksierja, Donjeta Sadiku, e cila muajin e kaluar e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të boksit, të mbajtur në Stamboll të Turqisë, nuk do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.
Sadiku e ka pësuar një lëndim në dorë gjatë përgatitjeve, për çka e ka të ndaluar të garojë për të paktën një muaj.
Krahas Donjetës, në Oran nuk do të udhëtojë as përzgjedhësi i femrave në boks, Faton Xhakli.
Ekipi mesdhetar përbëhet nga 39 sportistë, 16 trajnerë dhe 3 gjyqtarë.
Sportistët kosovarë do të mundohen ta japin maksimumin, në mënyrë që t’i sjellin medalje vendit të tyre.