Ad image

Boksieri argjentinas mbështet Messin pas kërcënimeve të boksierit Canelo Alvarez

Kosova News
Kosova News 21:26 -29/11/2022

Lionel Messi u pa në një video me fanellën e Meksikës në dysheme pranë tij, ku dukej se po e shkelte me këmbë pas fitores së Argjentinës kundër Meksikës në Kupën e Botës Katar 2022.

Pasi pa këto pamje, boksieri Canelo Alvarez nuk hezitoi aspak për të kërcënuar Lionel Messin përmes Twitter.

Boksieri 32 vjeçar nga Meksika shkroi: “Më mirë të shpresojë te Zoti që të mos më takojë”.

“Ashtu siç unë respektoj Argjentinën, ju duhet të respektoni Meksikën! Nuk po flas për vendin (Argjentinën), unë po flas për Messin për atë që bëri”.

Pas këtyre mesazheve, boksieri argjentinas Ezequiel Matthyssei ka dalë në mbrojtje Messit dhe i ka dërguar një propozim Canelos në Instagram.

“Çfarë ka Canelo, çfarë ka me Messin? Shiko, kushdo që ngatërrohet me Messin këtu, të gjithë ne argjentinasit kërcejmë. Kujdes qen, kujdes”, tha ai.

Shpërndaje