Ad image

Berisha: Për Kombëtaren tonë luftojmë deri në frymëmarrjen e fundit

Kosova News
Kosova News 17:18 -10/06/2022
Mandatory Credit: Photo by VALDRIN XHEMAJ/EPA-EFE/Shutterstock (11021870d) Valon Berisha of Kosovo reacts during the UEFA Nations League soccer match between Kosovo and Moldova in Pristina, Kosovo, 18 November 2020. Kosovo vs Moldova, Pristina, Serbia - 18 Nov 2020

Mesfushori Valon Berisha është një nga futbollistët që jep gjithçka nga vetja në ndeshjet e Kombëtares së Kosovës.

‘Dardanët’ mbrëmë mposhtën Irlandën Veriore (3-2), në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kjo fitore ka rritur motivin në radhët e Kombëtares sonë, për sfidën me Greqinë, ndeshje kjo që luhet të dielën mbrëma.

Përballja Greqia-Kosova është tejet e rëndësishme në garën për kreun e tabelës. Berisha para ndeshjes me Greqinë ka ardhur me një mesazh të fortë.

Ai në ‘Instagram’ ka postuar një fotografi të shoqëruar me fjalët: “Deri në frymëmarrjen e fundit luftojmë për Kombëtaren tonë”.

Kujtojmë se ndeshja e parë mes Kosovës dhe Greqisë është mbyllur me fitoren e grekëve prej 0-1.

TAGGED: ,
Shpërndaje