Robert Lewandowski është i vendosur të kalojë te Barcelona. Në tavolinë ai e ka marrë ofertën dhe e ka pranuar.
“Sport” shkruan se polaku do të nënshkruajë për 3 sezone dhe do të përfitojë 12 milionë euro në sezon.
Qëndrimi i katalanasve është i fortë.
Pavarësisht situatës së tyre të pafavorshme financiare, ata do ta ulnin Lewandowskin në krye të strukturës së tyre të pagave.
Barcelona ka kohë që tenton të nënshkruajë lojtarin që Xavi dëshiron më shumë, një garanci golash dhe pikësh.