Ad image

Ballkani mposht Shkupin në miqësoren e Ohrit

Kosova News
Kosova News 21:56 -14/06/2022

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, në kuadër të përgatitjeve që po bën në Ohër, sot kanë zhvilluar miqësoren kundër Shkupit.

Skuadra e Ilir Dajës bëri paraqitje më të mirë se skuadra nga Shkupi, duke fituar ndeshjen, me rezultat 2-0, në miqësoren e parë të përgatitjeve për garat e Ligës së Kampionëve.

Lumbardh Dellova dhe Albin Berisha, realizuan nga një gol për fitoren e skuadrës nga Suhareka.

Kujtojmë se Ballkani në sfidën e parë të Ligës së Kampionëve, do të përballet me skuadrën nga Lituania Zalgiris./rtk/

Shpërndaje