Uellsiani Gareth Bale akoma nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
Reprezentuesi i Uellsit tashmë është lojtar i lirë pasi ditë më parë mbylli kontratën me Real Madridin.
Mediat e huaja raportojnë së klubi italian, AS Roma është duke monitoruar situatën e ish-yllit të Tottenhamit.
Trajneri i ‘romakëve’, Jose Mourinho, i njeh cilësitë e Bale-s, me të cilin ka punuar te Real Madridi.
Krerët e Romës thuhet se janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me agjentin e lojtarit.
Ndërkohë, Bale dje deklaroi së “dëshiron të transferohet në një klub ku mund të luajë rregullisht në mënyrë që të jetë në formën sa më të mirë për Kupën e Botës”./rtk/