Kristian Asllani raportohet së shumë shpejtë do të bëhet me klub të ri.
Futbollisti shqiptar i Empolit, është afër transferimit tek klubi i madh italian, Inter.
Sipas medieve italiane, marrëveshja mes ‘Nerauzrëve’ dhe Empolit është në fazën finale.
Marrëveshja mes dy palëve pritet të zyrtarizohet për çmimin 12 milionë euro, plus bonuset.
Asllani në sezonin që lamë prapa, ka treguar performancë të lartë duke ndezur interesimin e disa klubeve të mëdha italiane.
Milani, Napoli dhe Interi janë të interesuara për shërbimet e futbollistit kuqezi, por siç raportohet, shqiptari pritet të vesh fanellën e internistëve./rtk/