Ad image

Anglia kërkon fitoren e parë në Ligën e Kombeve

Kosova News
Kosova News 19:52 -14/06/2022

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Kombëtares së Anglisë dhe asaj të Hungarisë, e vlefshme kjo për xhiron e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

Të dy kombëtaret në ndeshjet e fundit të tyre arkëtuan vetëm nga një pikë, ku Anglia barazoi pa gola me Italinë, kurse Hungaria barazoi 1:1 me Gjermaninë, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, momentalisht Anglinë e Hungarinë i ndajnë dy pikë në Grupin 3 të Ligës A, ku anglezët renditen në vendin e fundit me vetëm dy pikë, krahas Hungarisë që zë vendin e dytë me katër pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët e kombëtareve në fjalë kanë publikuar formacionin me të cilin do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Anglia (4-3-3): Ramsdale; Walker, Stones, Guehi, James; Phillips, Gallagher, Bellingham; Bowen, Saka, Harry Kane

Hungaria (3-4-2-1): Dibusz; Lang, Orban, Szalai; Nagy, Fiola, Styles, Schafer; Szoboszlai, Sallai; Szalai

Shpërndaje