Ad image

Zjarr në një fabrikë në Vushtrri, lëndohen dy punëtorë

Jeton Sopa
Jeton Sopa 11:38 -04/06/2022

Mëngjesin e sotëm ka rënë zjarr në hapësirat e brendshme të fabrikës “Extra” në Vushtrri. Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Si pasojë e zjarrit, dy punëtorë janë lënduar dhe kanë kërkuar tretman mjekësor.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiri, i tha KosovaPress-it se zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë zjarrin.

“Sot, në ora 07:45, është raportuar se brenda hapësirave të fabrikës ‘Extra’ në Vushtrri ka ndodhur një zjarr. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë fikur zjarrin. Dy persona- punëtor si pasojë e lëndimeve kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti.

Shpërndaje