Ad image

Zafir Berisha: Dyshoj se ndalimi im ishte provokim i radhës

Alban Begolli
Alban Begolli 19:24 -08/06/2022

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha është ndaluar nga Policia e Kosovës për disa orë me arsyetimin se ka penguar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Berisha ka thënë se dyshon se ka qenë një provokim i orkestruar pasi që disa herë është duke u përballë më situata tilla.

‘Dyshoj se kjo është një provokim i radhës që disa ditë rresht. Veç vetura  e imja dënim. Pse e gjuaja dënimin përfundi veturës. Unë kam menduar që është e rastit, por kur e pash i njëjti person, atëherë u binda se s’ka qenë e rastit”, ka thënë Berisha.

Tutje, ai ka thënë se këtë rast duhet ta sqarojnë organet e drejtësisë, pasi nuk ua ka pasur borxh një sjellje të tillë.

Berisha pas intervisimit është liruar në procedurë të rregullt.

Zafir Berisha ka qenë për disa mandate deputet në Kuvendin e Kosovës si dhe zv/ministër i Punëve të Brendshme. Ai është kryetar i degës së Nismës në Prizren./IndeksOnline/

Shpërndaje