Rreth orës 12:00 është gjetur pa shenja jete një person në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas Indeksonline, viktima është Nazmi Grabovci, vëllai i Valon Grabovcit, kandidatit për deputet të PDK-së në zgjedhjet e fundit.
I ndjeri ishte pronar i kompanisë së njohur “International Trafic Kosova” (ITK).
“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 50 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit“, ka thënë Borovci.