Ad image

Vetura godet një fëmijë në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Alban Begolli
Alban Begolli 12:52 -11/06/2022

Sot në orët e hershme të mëngjesit një fëmijë është goditur nga një veturë në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Sipas tyre këmbësores i është ofruar trajtimi mjekësor.

“Rreth orës 08:30,  është raportuar për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në magjistralen Ferizaj – Prishtinë. Informacionet e para bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësore të cilës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, tha zëdhënësi i policisë Agron Borovci.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

Shpërndaje