Ad image

Vdes një grua në Prishtinë pasi dyshohet se ra nga një objekt, Policia nis hetimet

Kosova News
Kosova News 09:19 -18/11/2022

Policia e Kosovës njofton se një grua në Prishtinë është raportuar se ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se kishte rënë nga një objekt në tokë.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të enjten në orën 08:37.

“Është raportuar se viktima femër kosovare pasi dyshohet se kishte rënë në tokë nga një objekt, me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKUK ku më pas kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.

Bëhet e ditur se rasti po vazhdon të hetohet./KosovaNews

Shpërndaje