Ad image

U përleshën në seancë gjyqësore, ndalohen nga policia pesë personat

Kosova News
Kosova News 10:31 -03/06/2022

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona, të cilët dyshohet se derisa ka qenë duke u mbajtur një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prizren, fillimisht janë fjalosur mes vete me pas janë përleshur fizikisht.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:00. Raportohet për lëndime të lehta trupore të cilat i kanë pësuar palët.

Me vendim të prokurorit, 5 personat e përfshirë në rast janë dërguar në mbajtje për 48 ore, ndërsa personi i gjashtë për të cilin ka qenë duke u mbajtur seanca gjyqësore është dërguar në paraburgim.

Rasti është nën hetime./21Media

TAGGED: ,
Shpërndaje