Ad image

Sveçla: Kemi 8000% rritje në sekuestrimin e substancave narkotike

Kosova News
Kosova News 08:44 -09/06/2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se gjatë këtij viti ka një rritje shumë të madhe në luftimin e dukurive negative, sidomos në luftimin e substancave narkotike.

Në emisionin “Sonte me Rronin” në KTV, deklaroi se gjatë muajve janar-maj të vitit 2022 janë sekuestruar 186 kg heroinë, 2kg kokainë, 278kg marihuanë, si dhe janë shkatërruar 13504 bimë kanabisi.

Sipas tij, ka ngritje prej 8000% në sekuestrimin e substancave narkotike.

Në vazhdim, ministri Sveçla tha se Policia e Kosovës, instrumentet e sigurisë së vendit tonë janë jashtëzakonisht të përkushtuara që Kosovën ta bëjmë një zonë të çliruar nga droga dhe një zonë të çliruar në përgjithësi nga trafikantët.

Ne do ta realizojmë këtë, për shkak se pikë së pari populli ynë, shoqëria jonë, është duke dashur shtrirje të ligjshmërisë. Policia e cilitdo vend nuk mund të arrijë rezultate e suksese të këtilla po që se nuk e ka mbështetjen për të ndihmuar në realizimin e tyre./KosovaNews/

Shpërndaje