Ministri i Punëve të Brendshme , Xhelal Sveçla, bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimi dhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë së Kosovës kanë qëndruar sot në veri të vendit.
Të njëjtit janë bashkuar rreth një tavoline me ushqim e pije, bashkë me zyrtarët policorë, të cilët vazhdojnë të kryejnë detyrat e deri në veri të Kosovës.
Sveçla tha se u bashkuan për të festuar 28 Nëntorin me zyrtarët policorë, duke theksuar se me zemërbardhësinë e popullit tonë dhe vendosmërinë e zyrtarëve shtetërorë, rrugëtimi është i pandalshëm.