Një person është arrestuar në Graqanicë për veprën penale “Sulm seksual”.
Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe nuk kanë dhënë detaje të tjera për rastin.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.