Ad image

Shala: BE duket që qëndron kundër një Vettingu të njëhershëm

Kosova News
Kosova News 15:51 -05/06/2022

Ministria e Drejtësisë si institucioni kryesor në procesin e vetingut nuk ishte pjesë e takimit që krerët e vendit patën ditë më parë me ambasadorët e vendeve të Kuintit dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë për të diskutuar këtë çështje.

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, ka konfirmuar se nuk kanë marrë pjesë në takim, por që aty janë diskutuar reformat në sistemin e drejtësisë përfshirë edhe procesin e vetingut.

“Synimi është i përbashkët, një sistem drejtësie i cili është funksional, efikas dhe i pa anshëm”, ka thënë Shala.

Sipas saj mënyra për të arritur deri te ky rezultat konsiderohet se janë të ndryshme. /rtklive/

Shpërndaje