Ad image

Raportimet për afera korruptive, prokurori i Shtetit: Kanë nisur hetimet

Bekim Morina
Bekim Morina 14:58 -02/06/2022

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me shkrimet e fundit të publikuara në media ku flitet për raste të dyshuara për korrupsion.

Kështu është thënë në një komunikatë për media.

“Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin publik se ka filluar procedurën e verifikimit dhe hetimit për të gjitha shkrimet e publikuara ditëve të fundit në media lidhur me rastet e dyshuara për korrupsion”, thuhet aty.

Mediat ditëve të fundit kanë raportuar për një numër rastesh të aferave korruptive.

Shpërndaje