Ad image

Policia sqaron se nuk ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Kosova News
Kosova News 12:43 -06/06/2022

Përderisa protesta ishte duke u mbajtur, disa nga protestuesit kanë tentuar me forcë të depërtojnë t’i dëmtojnë dyert e Parlamentit për të hyrë brenda si dhe kanë hedhur mjete të ndryshme të forta, lloje të gazit/tymit në drejtim të zyrtarëve të PK-së.

Sipas detyrës zyrtare, Policia e Kosovës është kujdesur për mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimin e sigurisë për protestuesit dhe për objektet zyrtare”, thuhet në një sqarim që bënë Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media.

“Policia e Kosovës, me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, informon dhe njëherësh demanton shkrimet e publikuara në portale ku thuhet se kinse Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, se në asnjë rast apo rrethanë nuk ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, por dyshohet se lloji i gazit/tymit, është hedhur nga persona/protestues brenda masës”, thuhet në komunikatë e zyrës për informim të PK-së.

Policia thotë se, bazuar në informacionet e deritanishme, si pasojë e sulmit dhe hedhjes së mjeteve të ndryshme ndaj zyrtarëve policorë, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të natyrave të ndryshme, të cilëve iu është ofruar tretmani mjekësor.

Po ashtu, bëhet e ditur se sipas informacioneve të deritanishme një qytetar ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasoj e gazit/tymit të hedhur.

Shpërndaje