Policia e Kosovës njofton se me urdhër të gjykatës, ka kryer kontroll në zyrën dhe shtëpinë e një të dyshuare në Prishtinë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe shpëlarje parash.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 09:00, në Prishtinë.
“Me urdhër të gjykatës kompetente është kryer kontroll në zyrën dhe vendbanimin e të dyshuarës femër kosovare nën dyshimin e kryerjes së veprës së lartcekur dhe shpëlarje parash”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se pas kontrollit të kryer në tri lokacione, janë sekuestruar dëshmi si vijon: para, DVR, telefon mobil dhe dokumente në lidhje me rastin.
“Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
