Policia e Kosovës (PK) ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e një personi mbrëmjen e së dielës në Podujevë, duke njoftuar se i dyshuari ende gjendet në arrati.
Përmes raportit 24 orësh, policia bën të ditur se viktima pas marrjes së ndihmës mjekësore në Podujevë, është transportuar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Është raportuar për një plagosje me armë zjarri ku viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari për momentin gjendet në arrati. Viktima pas marrjes së ndihmës mjekësore në Podujevë është transportuar për në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe idhur me rastin është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe është bërë kërkimi i të dyshuarit, por i njëjti nuk është hasur.
Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.