Ad image

Pesë persona dënohen me mbi 26 vjet burg për vrasje

Kosova News
Kosova News 18:13 -13/06/2022

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur sot aktgjykim dënues ndaj të pandehurve A.R.1, A.R.2, F.R., A.R.3, D.K., të akuzuar se kanë kryer veprat penale vrasje dhe rrahje, si dhe mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I pandehuri i parë A.R.1 është dënuar me 16 vjet burg për shkak të veprave penale vrasja dhe mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Ndërsa i pandehuri i dytë A.R.2, është dënuar me dy vjet burg për pjesëmarrje në rrahje.

Po për pjesëmarrje në rrahje janë dënuar edhe dy të pandehurit e tjerë F.R., dhe A.R.3, me nga dy vjet,. Përkatësisht 1 vit e tetë muaj, ndërsa D.K., për shkak të veprave penale mashtrimi me katër vjet e gjysmë burg dhe gjobë në shumë prej 2500 euro.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./kp/

TAGGED: , ,
Shpërndaje