Gjashtë persona janë rrahur mes vete në Prishtinë si pasojë e një mosmarrëveshjeje, me ç’rast dy kanë përfunduar më lëndime dhe dy të tjerë janë prangosur nga pjesëtarët policor.
Policia e Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 20:30 ka ndodhur kjo përleshje dhe për pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Si pasojë e një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, ku si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy shufra metalike që dyshohet të jenë përdorur në rast. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, njofton tutje policia përmes raportit ditor./Kosovanews/