Një i mitur është therur me thikë sot rreth orës 12:00, në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Borovci ka bërë të ditur se viktimës, 15 vjeçar, i është ofruar ndihma mjekësore.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ndërkohë qe ka identifikuar të dyshuarën, po vazhdon trajtimin e rastit në koordinim me prokurorin për të mitur”, ka thënë ai.