Ad image

Një person i panjohur gjuan granatë në një rrugë të Mitrovicës

Kosova News
Kosova News 10:49 -07/06/2022

Një person i panjohur ka hedhur një mjet shpërthyes, respektivisht një granatë dore në një rrugë të Mitrovicës.

Policia e Kosovës njofton përmes raportit të saj ditor se mjeti nuk ka shpërthyer, dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, kurse nga njësiti përkatës i saj është larguar mjeti shpërthyes, raporton KosovaNews.

Lidhur me  këtë rast është njoftuar edhe prokurori dhe institucionet e sigurisë do të vazhdojnë hetimet.

TAGGED: ,
Shpërndaje