Një pjesë e një objekti në lagjen “Pejton” në Prishtinë, është përfshirë nga flakët të mërkurën në mesditë. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë shpejt. Nuk ka të lënduar.
Mësohet se zjarri ka përfshirë bodrumin e një objekti.
Një zjarrfikës ka thënë se zjarri ka qenë i madh, por falë intervenimit të shpejtë është ndalur pa pasoja në njerëz. Ai është ankuar se veturat në rrugë kanë vështirësuar ndërhyrjen.
Dëmet konsiderohen të jenë të vogla.