Ad image

Një muaj paraburgim ndaj R.M., i dyshuar për rastin “Brezovica”

Kosova News
Kosova News 16:44 -02/06/2022

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur masën një muaj paraburgim ndaj të pandehurit R.M., shtetas i Kosovës, i dyshuar për shkak të veprave penale marrja e ryshfetit në ndihmë dhe veprës penale ushtrimi i ndikimit.

Gjykata ka gjetur se i pandehuri ka kryer veprat penale, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat, të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

Shpërndaje