Ad image

Nëntë të lënduar në aksidentin në Koreticë

Jeton Sopa
Jeton Sopa 18:26 -03/06/2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i mesditës të së premtes në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në fshatin Koreticë e Epërme.

Sipas njoftimit të Policisë, katër vetura janë përfshirë në aksident.

“Në ora 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë e Epërme). Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë katër vetura dhe deri në këtë moment rreth nëntë persona janë lënduar që kanë marrë lëndime si pasojë e aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shpërndaje