Ad image

Ndalohet edhe një person tjetër në rastin “Brezovica”

Kosova News
Kosova News 16:44 -01/06/2022

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, të dyshuarin R.M., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale në bashkëkryerje “Marrja e ryshfetit” në ndihmë dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Sipas Prokurorisë, i njëjti dyshohet se ka ndërmjetësuar në marrjen e ryshfetit për zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH-së), së bashku me Z.G., dhe A.X., për lëshimin e pëlqimeve mjedisore dhe ujore, duke marr reth 70.000 mijë euro nga investitorët në vikend zonën e Brezovicës.

I njëjti R.M., gjatë zbatimit të urdhër kontrollit për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse, në aksionin “Brezovica” të datës 26 Maj 2022. ku, me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur gjashtë lokacione të ndryshme, i njëjti nuk është gjetur në shtëpinë e tij, ndërsa, sot është arrestuar në vendkalimin kufitar në Vërmicë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë të ditur se ndaj të njëjtit do të paraqesë edhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj./21Media

TAGGED: ,
Shpërndaje