Policia e Kosovës, saktësisht hetuesit policorë në Drenas, kanë siguruar sot prezencën e dy personave të dyshimtë, të cilët kundërligjshëm mbajtën të mbyllura dy gra.
Të njëjtit gjithashtu akuzohen edhe për lëndime trupore, sulme apo asgjësim dhe dëmtim të pasurisë.
“Rasti është raportuar në nëntor të vitit të kaluar, nga ankueset (femra), sipas të cilave pa dëshirën e tyre janë mbajtur të mbyllura në dy lokacione të ndryshme si dhe janë sulmuar fizikisht nga personat e dyshuar”.
Personat e dyshuar në këtë rast janë:
– V.M, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– B. S, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Aktualisht, hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke kryer veprimet e nevojshme, para se rasti të procedohet më tutje.