Ad image

Lokalizohet zjarri në Ferizaj, s’ka të lënduar

Kosova News
Kosova News 22:20 -12/06/2022

Zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin në Fabrikën e ngjyrave në Ferizaj, që u shkaktua të dielën rreth orës 20:00.

Policia e Kosovës ka thënë se në këtë incident nuk ka të lënduar, derisa rasti është duke u hetuar nga Policia e Rajonale e Ferizajt.

“Sonte rreth orës 19:56 jemi njoftuar se në rrugën magjistrale Ferizaj- Prishtinë, në fshatin Babush, në një objekt afarist të ngjyrave është një incident zjarri. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Të lënduar nuk ka. Rasti po hetohet nga Policia Rajonale e Ferizaj”, thuhet në njoftimin e plotë.

Shpërndaje