Ad image

Lëndohet një punëtor i huaj i ekuipazhit në Aeroportin e Prishtinës

Alban Begolli
Alban Begolli 11:37 -13/06/2022
Është inauguruar zgjatja e pistës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” me 540 metra shtesë si dhe janë shtuar kapacitetet teknike në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit ajror që do të kontribuojnë në siguri. ( Erkin Keçi - Anadolu Agency )

Policia e Kosovës (PK) njofton se një pjesëtar i ekuipazhit të aeroplanit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është lënduar gjatë vendosjes së shkallëve të zbritjes në aeroplan.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se viktima është shtetas i huaj, kurse rasti ka ndodhur të dielën në orën 13:00.

“Është raportuar se viktima mashkull shtetas i huaj pjesëtar i ekuipazhit të aeroplanit është lënduar gjatë vendosjes së shkallëve të zbritjes në aeroplan. Si pasojë e lëndimeve, viktima me autoambulancë është dërguar në QKUK-së për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se rasti është cilësuar “Rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

Shpërndaje