Në vend të Burim Ramadanit, i cili dha dorëheqje nga inspektori i përgjithshëm i AKI, sot Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin Albin Kurti emëruan Kujtim Shalën në këtë pozitë, për të cilin u dhanë pak detaje.
Sipas burimeve të KosovaNews, Kujtim Shala nga qershor i vitit 2009 e deri tash ka qenë i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës në detyra të ndryshme.
Kujtim Shala për një kohë të gjatë ka punuar si zyrtar i lartë për planifikim nw Teknologji Informacion dhe Komunikim. Burime brenda FSK thonë që z. Shala gjatë punë së tij në kuadër të FSK-së është shquar për integritet dhe punë profesionale.
Ai madje në shkurt të këtij viti ishte dekoruar nga Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj me motvacion për shërbim të shquar dhe përmbushjen e detyrave me performancë dhe përgjegjësi të lartë me medaljen “Shërbim i shquar”. KosovaNews